Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, e cilësoi procesin e zgjedhjeve të 11 Majit si një farsë elektorale dhe shpërtheu në akuza kundër Partisë Socialiste dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ai tha se votat e diasporës janë manipuluar dhe mbushur në zyrat e PS-së, duke mos u dorëzuar siç kërkohet nga qytetarët.
Berisha shtoi se, sipas tij, Celibashi dhe DHL-ja janë bërë bashkëfajtorë, pasi nuk janë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë dorëzimin e votave nga qytetarët. Ai theksoi se votat nuk kanë firmat e qytetarëve dhe akuzoi Qeverinë dhe KQZ-në për fshehje të provave.
“Votat janë mbushur në zyrat e PS-së dhe nuk ka diskutim për këtë,” tha Berisha, duke paralajmëruar se do të përcaktohen hapat që do të ndiqen për të kundërshtuar këtë proces.