-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Të ndërpriten shembjet në Theth, të rihapet dialogu me banorët

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklartë për mediat është ndalur tek aksioni shembjeve të ndërtesave pa leje në Theth. Blushi shprehet se Thethi është prerë dy herë në besë nga kryeministri Edi Rama.

Ai thotë se sipas tij prishja e ndërtimeve në Theth janë një formë e pastër e terrorit shtetëror. Blushi kërkon ndërprerjen e shembjeve të ndërtesave në Theth, sidomos në pikun e sezonit.

“Partia e Lirisë, duke shprehur solidaritetin e plotë me banorët e Thethit, kërkon me vendosmëri:

Ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimi shkatërrues në Theth, veçanërisht në pikun e sezonit.

Rihapjen e dialogut të drejtpërdrejtë me banorët në praninë e përfaqësuesve të pavarur të shoqërisë civile dhe institucioneve të drejtësisë.

Procedim penal të plotë për të gjithë përgjegjësit institucionalë, përfshi kryeministrin, IKMT-në dhe prokurorinë që ndërpreu hetimet pa bazë ligjore.

Legalizim të ndërtimeve ekzistuese në territorin e trashëguar, si dhe dëmshpërblim për të gjithë banorët e prekur nga aktet barbare të Edi Ramës.

Ndërkohë që regjimi i Edi Ramës vazhdon të rrënojë prona në Theth, duke dhunuar qytetarët dhe shkatërruar një nga pasuritë natyrore dhe kulturore më të çmuara të Shqipërisë, një tjetër aferë kriminale vazhdon pa u ndalur: inceneratori i Tiranës.” shprehet Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit