Momente të forta tensioni shpërthyen pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve mes Chelseat dhe PSG-së, e cila përfundoi me fitoren bindëse 3-0 të skuadrës londineze. Pas vërshëllimës së fundit, situata doli jashtë kontrollit kur portieri italian Gianluigi Donnarumma dhe trajneri Luis Enrique nuk e përmbajtën dot nervozizmin.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, sulmuesi i Chelseat, Zhoao Pedro, u godit fillimisht nga trajneri Enrique dhe më pas nga Donnarumma, duke përfunduar i shtrirë në tokë. Në përplasje u përfshi edhe mbrojtësi Achraf Hakimi, duke shtuar tensionin në fushë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, ndërsa priten masa disiplinore nga organet përkatëse.