Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë së kryeqytetit, me qëllim diskutimin e sfidave dhe çështjeve që po hasen në terren.
Ky takim është pjesë e një serie iniciativash për të përmirësuar shërbimet dhe zgjidhur problematikat në nivel lokal.