-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama dha urdhër/ Bici shkon dhe konfiskon pallatin në Vlorë: I kalon shtetit

Kryesoret

Dy orë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se në Vlorë sot do të konfiskohet një pallat, drejt qytetit bregdetar udhëtoi shefja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici e cila nga ambientet e një pallati në ndërtim tha se do t’i kalojë shtetit duke shpjeguar arsyet.

“Në vazhdën e kontrolleve, ashtu siç ka ndodhur edhe me objekte të tjera më parë, ky objekt do të konfiskohet dhe do t’i kalojë shtetit për interes publik.

Jam këtu për t’ju bërë me dije se të njëjtin fat do të kenë të gjitha ato objekte që rezultojnë me leje ndërtimi, por që kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes së ndërtimit duke cenuar interesin publik dhe pronën e përbashkët.

IKMT do të vijojë punën në të gjithë territorin e Shqipërisë për të inspektuar objektet me apo pa leje ndërtimi, me qëllimin që të garantojmë respektimin e ligjit, sigurinë e komunitetit dhe interesin publik”, shprehet Bici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit