Ish-shefi i komisariatit rrugor të Tiranës Roven Zeka, është liruar nga burgu dhe tashmë ndodhet në arrest shtëpie, me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Ky ndryshim i masës së sigurisë erdhi pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore dhe pas ekspertizës mjekësore që konfirmoi dëmtimin e legenit, të shkaktuar gjatë rrëzimit në paraburgim.
Zeka është nën hetim nga SPAK për akuza korrupsioni lidhur me procedurat e një aksidenti rrugor.









