Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump. Rutte shprehet se marrëveshja është shumë e rëndësishme me Trump për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.
“Marrëveshja bazohet në suksesin e madh të samitit të fundit të NATO-s dhe tregon se vendet europiane po angazhohen gjithnjë e më shumë për mbështetjen e Ukrainës,” deklaroi Rutte.
Ai konfirmoi se disa shtete kanë shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me marrëveshjen, përfshirë Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Kanadanë.
“Kjo është vetëm vala e parë, do të ketë edhe të tjera,” theksoi Rutte, duke shtuar se NATO do të punojë ngushtë me Ukrainën për të identifikuar nevojat konkrete në terren.