-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump akuzon aleatët e Amerikës: SHBA-të janë grabitur në tregti dhe ushtri

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump në platformën e tij Truth Social ka akuzuar aleatët dhe kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara. Trump i akuzon ata për përfitim të padrejtë nga SHBA ndër vite, si në tregti ashtu edhe në aspektin ushtarak.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë grabitur në tregti dhe ushtri, nga miqtë dhe armiqtë njësoj, për dekada të tëra. Kjo na ka kushtuar triliona dollarë dhe situata nuk është më e qëndrueshme – dhe kurrë nuk ka qenë!”, shkruan Trump.

Ai thotë se ka ardhur koha që vendet e tjera të pranojnë realitetin ekonomik dhe të ndryshojnë qasjen ndaj SHBA.

“Vendet duhet të ndalen dhe të thonë: ‘Faleminderit për shumë vitet e lirisë, por ne e dimë që tani duhet të bëni atë që është e drejtë për Amerikën’. Ne duhet t’u përgjigjemi duke thënë: ‘Faleminderit që e kuptuat situatën në të cilën ndodhemi’”, shprehet Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit