Kryeministri britanik Keir Starmer do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump në fund të muajit korrik. Takimi do të mbahet në Skoci gjatë një vizite private të Trump.
“Deri tani, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se presidenti Trump do të zhvillojë një vizitë private në Skoci më vonë gjatë këtij muaji,” deklaroi zëdhënësi i kryeministrit Starmer.
Ndërkohë, Donald Trump pritet të realizojë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar në datat 17–19 shtator, pas një ftese zyrtare nga Mbreti Charles.