Pas largimit të gjashtë kryetarëve të njësive administrative në Korçë dhe tre të tjerëve në Kolonjë, katër administratorë të Bashkisë Devoll kanë dorëzuar sot dorëheqjet e tyre.
Këto dorëheqje vijnë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për reformim në nivel lokal, duke kërkuar përgjegjësi dhe riorganizim administrativ. Në Kolonjë, megjithatë, nuk ka pasur lëvizje të tjera deri tani.