-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

19 vatra zjarri, 100 ushtarë luftë me flakët/ Ministria: U dogjën 292 hektarë

Kryesoret

Në 24 orët e fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në disa bashki të vendit, ku më problematikët mbeten ato në qarkun e Dibrës dhe Fierit.

Aktualisht janë katër vatra aktive, ajo në Parkun e Kombëtar Lurë pranë “Liqenit të Luleve”, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha dhe livadh, ndërsa terreni i thepisur dhe era kanë penguar vënien nën kontroll të zjarrit.

Në ndihmë të forcave në terren janë angazhuar edhe 100 trupa të Forcave të Armatosura.

Një tjetër vatër është riaktivizuar në malin e Peladhisë në Bulqizë, ndërsa vijon operacioni për izolimin e zjarrit në fshatin Arras, ku ekziston rreziku që flakët të përhapen drejt banesave në fshatin Shumbat. Edhe në fshatin Drenovë të Mallakastrës, një vatër zjarri ka përparuar në masivin pyjor gjatë natës, duke zgjeruar shtrirjen e flakëve.

Deri tani janë djegur rreth 292 hektarë me shkurre, bimësi dhe sipërfaqe pyjore, si dhe mbi 1000 rrënjë pemësh frutore. Në operacionet e shuarjes janë përfshirë 394 forca operacionale, 36 automjete zjarrfikëse, 130 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në disa qarqe, por rreziku për zjarre në pyje mbetet i lartë në Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër.

Autoritetet mbeten në gatishmëri dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë çdo vatër të dyshimtë, pasi edhe pakujdesia më e vogël mund të sjellë pasoja të rënda për mjedisin dhe jetën njerëzore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit