Në një deklaratë të fortë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra të qeverisë për shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor përmes përdorimit të skemave financiare në bujqësi gjatë fushatës së 11 majit.
Ai e cilësoi këtë proces si një fushatë të maskuar për blerjen e votave, duke përmendur konkretisht garancinë sovrane dhe subvencionet në bujqësi.
“Skemat në bujqësi nuk ishin ndihmë për fermerët, por një mjet elektoral për të siguruar vota për PS. 70% e kredive të buta u garantuan nga shteti gjatë fushatës, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Nga një fond vjetor 32 milionë euro, u premtuan 250 milionë. Ministrat Denaj, Ibrahimaj, Balluku dhe Mazniku shkelën ligjin duke promovuar këto programe në çdo qytet,” deklaroi Berisha.









