Përmes një deklarate të Ministrisë daneze për çështjet evropiane Marie Bjerre, presidenca daneze e Bashkimit Evropian ka shprehur mbështetje të fortë për planin e Shqipërisë për avancimin e negociatave me Brukselin.
Në këtë kuadër Bjerre theksoi se hapja e 4 grupkapitujve të tjerë deri në maj 2025 është një hap mbresëlënës dhe i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
Ajo u bëri thirrje të gjitha partive politike shqiptare të punojnë së bashku për realizimin e këtij objektivi të rëndësishëm.
“Ne mirëpresim hapjen e 4 grupkapitujve për negociatat nga tetori 2024 në maj 2025, që përbëjnë një total mbresëlënës prej 24 kapitujsh. Një rezultat e jashtëzakonshme. Ne mbështesim objektivin e Shqipërisë për të vijuar në këtë rrugë dhe inkurajojmë të gjithë forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e procesit të negociatave. Në presim të hapim edhe 2 grupkapitujt e tjerë sa më shpejt të jetë e mundur kur të arrihen kushtet. Ne gjithashtu mezi presim të mbajmë konferencën e 4 ndërqeveritare për të hapur grupkapitullin 4, që ka të bëjë me agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme,” tha Bjerre.
Në një raportim në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ministrja theksoi gjithashtu se qëllimi i Presidencës daneze është të avancojë me negociatat për të gjitha vendet kandidate dhe të nxisë një integrim gradual të tyre në Bashkimin Evropian.