Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David preisendenz, pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).
Hasani gjatë takimit vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
Gjithashtu Hasani mirëpriti dialogun e hapur dhe riafirmoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e besimit dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta evropiane.