-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jorida Tabaku denoncon aksionin në Theth: Paketë vjedhjeje dhe favorizim oligarkësh

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj aksionit të qeverisë në Theth, ku po largohen disa biznese dhe banesa që kanë funksionuar për dekada. Ajo e cilëson këtë veprim si një tjetër akt grabitjeje nga ana e qeverisë Rama, duke akuzuar për favorizim të oligarkëve dhe grupeve kriminale në kurriz të banorëve dhe pronarëve të zonës.

Sipas Tabakut, “Biznese dhe prona që prej 25–30 vitesh kanë qenë aktive në Theth, po grabiten për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja nga oligarkët, klientët e radhës, madje edhe grupet kriminale.” Ajo e quan “Paketën e Maleve” një ligj antikushtetues që nuk zgjidh problemet e pronësisë në veri, por përkeqëson situatën, duke krijuar konflikte dhe duke i dhënë toka publike investitorëve të përzgjedhur në mënyrë arbitrare.

“Pse disa u legalizuan e disa jo? Pse disa janë të nënës dhe disa të njerkës? Përgjigjja është një: Paketa e Maleve është një paketë vjedhjeje,” thekson deputetja. Tabaku paralajmëron se modeli i zbatuar në Theth është i ngjashëm me atë që ndodhi në jug, ku prona publike u privatizua në favor të oligarkëve, duke sjellë konflikte dhe padrejtësi për banorët lokalë.

“Konflikti që po ndodh sot në Theth është pasojë direkte e kësaj politike klienteliste dhe grabitqare,” përfundon ajo.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit