Pas ultimatumit të kryeministrit Rama për t’i dhënë frymë të re stafeve në bashkitë e vendit, po shohim një valë dorëheqjesh dhe shkarkimesh në shumë qytete.
Së fundmi në Sarandë të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dorëhequr njëzëri.
Ndërkaq situata në Konispol po ngec.
Kryetari Ergest Dule nuk pranon të shkarkojë drejtuesit që ka në varësi, duke argumentuar se janë të rinj dhe kompetentë.
Rama i ka dhënë një ultimatum: nëse nuk pranon ndryshimet, të japë dorëheqjen vetë.
Kjo lëvizje është pjesë e një procesi më të gjerë që po prek edhe qytete të tjera si Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër dhe Lushnjë, ku janë ndërmarrë masa të ngjashme.