-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria kundërshton vendimin e Supremes: I motivuar politikisht

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ që lidhet me përdorimin e pajisjeve dhe softuerëve fiskalë elektronikë. Sipas qeverisë, arsyetimi i Gjykatës se akti është miratuar nga një qeveri dhe ministër në detyrë pa kompetenca ligjore është i pabazuar dhe përbën interpretim të njëanshëm.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, për faktin se vetë ai e njeh ekzistencën dhe funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht e mohon të drejtën e saj për të ushtruar një kompetencë që nuk është e ndaluar me ligj” thuhet në deklaratë.

Qeveria tha se sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar si organ funksional, prandaj nuk ekziston konflikt funksional ndërmjet pozitës së ministrit në detyrë dhe atij të deputetit.

“…. Si rezultat i moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet dhe për rrjedhojë i njëjti nuk është funksionalizuar si organ përfaqësues me autorizime ligjvënëse, vendimmarrëse dhe mbikëqyrëse të përcaktuara me Kushtetutë.” Ky Aktgjykim ka konstatuar qartë se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, për shkak se Seanca Konstituive nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit