Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Barimallari ka komentuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama për dorëheqjet e drejtuesve të pushtetit vendorë në të gjithë vendit. Braimllari i cilësoi këto lëvizje si “rifreskime të nevojshme” që vijnë pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.
“Fitorja me 83 mandate nuk është thjesht një sukses elektoral, por një përgjegjësi shumë më e madhe ndaj qytetarëve. Kemi nevojë për energji të reja dhe angazhim më të madh për të përmbushur pritshmëritë e publikut,” tha Braimllari.
Ai shtoi se kryeministri i ka idetë e qarta pas 11 majit dhe kërkon që puna të vazhdojë edhe gjatë pushimeve.“Kryeministri u ka kërkuar deputetëve dhe kandidatëve që nuk fituan të angazhohen në terren, të dëgjojnë qytetarët dhe të identifikojnë problematikat reale. Kjo është pjesë e aksionit politik në funksion të axhendës europiane të Shqipërisë,” tha ai në News 24.