Një aeroplan i vogël u rrëzua në Pembroke Pines të shtunën, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry. Aeroplani u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët.
Banorët në Florida kanë arritur të shpëtonin 4 persona që ndodheshin brenda aeroplanit. Më pas katër pasagjerët u shtruan në spital. Banorët që kanë shpëtuar 4 pasagjerët kanë dëshmuar se “motori i aeroplanit po digjej 25 metra larg shtëpisë sime, dhomës së djalit tim”.
“Njëri prej tyre solli një sëpatë. Kishim dy fqinjë me një tub uji”, tha një banore.
“Vjehrri im e çoi sëpatën në dritare, duke filluar ta thyente. Dikush madje solli një fikës zjarri”, shtoi ajo.