Vatra e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë aktive që prej së dielës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe shkurre.
Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë me mjete rrethanore, ndërsa mëngjesin e sotëm (15 korrik) 30 efektivë të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për shuarjen e flakëve.
Përpos përpjekjeve nga toka, autoritetet po shqyrtojnë edhe ndërhyrjen nga ajri, për të vënë nën kontroll zjarrin që po përhapet në brendësi të pyllit.
Situata mbetet problematike dhe në monitorim të vazhdueshëm.