-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli ‘shuplakë’ Kurtit: Sulmet ndaj drejtësisë, të papranueshme

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav u shpreh se ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme, pas reagimit të Qeverisë në detyrë për vendimin e Gjykatës Supreme që shfuqizon Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë.

“Krerët e misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav, teksa ka shpërndarë postimin e reagimit të Supremes gjatë ditës së sotme.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ishte i qartë. “Mbështetje e plotë për qëndrimin e ambasadorit të BE-së! Sulme të tilla kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë absolutisht të papranueshme. Është më e pakta që i duhet këtij vendi në këtë situatë politike tashmë të vështirë”, ka shkruar Rohde.

Gjykata Supreme në një vendim të martën shfuqizoi Udhëzimin Administrativ të lëshuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja thotë se deputeti i betuar nuk mund ta ushtrojë edhe funksionin e ministrit në detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit