Një 67-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga policia e Durrësit gjatë një kontrolli në portin e Durrësit.
Gjatë kontrollit në automjetin e Maksim Lajthisë në hyrje të portit, u gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë disa shishe me verë dhe 12,200 euro të padeklaruara.
Policia njoftoi se materiali i sekuestruar është marrë në mbajtje dhe po hetohet më tej.