Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori në rrjetin e tij social ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë.
Qori shprehet se Rama ka shkuar në Vlorë me helikopter që të mos e bezdisë trafiku. Ai shtoi që kryeministri shkon me chartera privatë nëpër botë.
“Bredh me çarter privat nëpër botë. Në Vlorë shkon me helikopter që të mos e bezdisë trafiku. Tani i ka mbetur që, si mbretërit mesjetarë, të marrë një shërbëtor që e ndihmon në punët e sikletshme të tualetit.
Mjerë kush na qeveris!”, shkruan Qori në facebook.