Një marrëveshje e re dhe historike për furnizimin e Ukrainës me armë po finalizohet, me një vlerë që pritet të kalojë 10 miliardë dollarë. Presidenti amerikan Donald Trump, në një kthesë të papritur të politikës së tij ndaj luftës, ka premtuar mbështetje të pakushtëzuar për Kievin dhe kërkon mbylljen e konfliktit brenda 50 ditëve.
Paketa përfshin armë të avancuara si Patriot, Tomahawk, ATACMS dhe JASSM, që do të forcojnë ndjeshëm mbrojtjen dhe kapacitetet goditëse të Ukrainës. Në një lëvizje të koordinuar, vendet evropiane të NATO-s do të blejnë sistemet amerikane dhe do t’ia dorëzojnë Ukrainës.
Sipas burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump ndihet i “tradhtuar” nga Putin dhe është i vendosur të ndryshojë kursin e tij. Në fokus të furnizimit janë raketat Patriot (deri në 17 sisteme), Tomahawk me rreze deri në 2,500 km, si dhe raketat ATACMS dhe JASSM që i japin Kievit kapacitete goditëse strategjike.
Kjo është një nga paketat më të fuqishme ushtarake që Ukraina ka marrë që prej nisjes së luftës dhe sinjalizon një qëndrim shumë më agresiv të administratës Trump ndaj Rusisë.