-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhnin karburant nga automjete të parkuara, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Kryesoret

Dy shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi po vidhnin karburant nga automjete të parkuara.

Ngjarja ndodhi pas një sinjalizimi nga një qytetar, i cili vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë në numrin 112.

Policia italiane menjëherë ndaloi makinën dhe gjatë kontrollit gjeti 5 bidona me naftë të vjedhur, mjete vjedhjeje, përfshirë tre kaçavida, dy thika me mbyllje automatike, të fshehura nën sedilje.

Të arrestuarit P.E., 42 vjeç dhe C.H., 39 vjeç u dërguan në komisarita dhe akuzohen për vjedhje të mbetur në tentativë në rrethana rënduese dhe mbajtje të paligjshme të armëve të ftohta dhe mjeteve të thyerjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit