Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha takoi Patrick Voller Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane, ku diskutuan situatën politike në Shqipëri me fokus zgjedhjet e 11 majit.
Berisha denoncoi ashpër mënyrën se si po zhvillohen zgjedhjet, duke i cilësuar ato si një farsë. “Sot pata kënaqësinë të pres në zyrë mikun e çmuar e të kahershëm të PD , z. Patrick Voller, Drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Popullore Europiane (EPP).
Në një bisedë të hapur dhe miqësore, i paraqita një tabllo të drejtpërdrejtë të realitetit dramatik që po përjeton Shqipëria nën narko-regjimin e Edi Ramës.
E informova mikun mbi farsën zgjedhore të 11 majit, në të cilën narkoregjimi, përmes një rrjeti të strukturuar patronazhistësh, teknologjisë së manipulimit dhe karteleve të drogës, jo vetëm shantazhon dhe kontrollon qytetarët, por emëron dhe ngre në pushtet individë anonimë me dhjetëra mijëra vota të fabrikuara.
Shqipëria sot si narkoshtet i parë dhe i vetëm në Europe e ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë dhe institucionet në dekor të një regjimi të inkriminuar,” shkruan Berisha.