Britania dhe Gjermania nënshkruan sot një traktat historik të mbrojtjes. Kryeministri Keir Starmer dhe Kancelari Friedrich Merz nënshkruan sot në Londër marrëveshjen, ku përfshin bashkëpunim në fushën e energjisë, ekonomisë dhe migracionit, mbrojtjes.
“Kjo është një ditë historike për marrëdhëniet gjermano-britanike. Ne duam të punojmë më ngushtë së bashku, veçanërisht pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian. Tani është koha për të përfunduar një traktat të tillë”, tha Merz.
Ndërsa Starmer tha se me marrëveshjen që nënshkruan sot në Londër, Gjermania dhe Britania “deklarojnë qëllimin dhe ambicien e tyre për të punuar edhe më ngushtë së bashku”.
Traktati i nënshkruar sot në Londër mbështetet në një pakt mbrojtjeje të nënshkruar vitin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, dy nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës