Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri të dy personave në Sarandë. Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32v vjeç ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Ata u dërguan për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Të plagosurit do ti nshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale te ish-Spitali Ushtarak në Tiranë.
Sipas policisë ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së tyre pranë stadiumit në Sarandë.
Plagosja me armë zjarri në Sarandë, policia: Dy të rinjtë dërgohen drejt Traumës