-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e Inceneratorëve/ Bllako: Më lironi nga burgu, nuk jam zyrtar i lartë

Kryesoret

Në datë 23 Korrik Gjykata e Apelit të Posaçëm do të vendosë mbi kërkesën e Alqi Bllakos, ish-deputetit socialist që është arrestuar për inceneratorët. Bllako ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e tij me 4 vite burg lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Ish-deputeti kërkon pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuza në atë formë. Gjykata e vlerësoi si funksionar të lartë pasi në postin si Sekretar i Përgjithshëm ka përcjellë shkresa.

Bllako u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 11 mars të këtij viti me 4 vite burg, dënim i cili u zbrit në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.

Ish-deputeti është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit