-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst për t’u zgjeruar në këtë shtet të shkatërruar nga lufta.

“Izraeli, duke i përmendur druzët si arsyetim, është duke zgjeruar banditizmin e vet nëpër lagje të Sirisë në dy ditët e fundit”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv.

“Dua ta theksoj edhe një herë, qartë dhe direkt, Izraeli është shtet i paligjshëm dhe pa parime”, ka shtuar Erdogan.

“Në këtë drejtim, problem ynë më i madh në rajon është agresioni i Izraelit, dhe nëse nuk ndalet menjëherë, ai nuk do të hezitojë që t’ia vë flakën rajonit tonë dhe më pas botës”, ka thënë presidenti turk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit