Sot, trupa gjykuese e Gjykatës së Apelit të Posaçëm është tërhequr për të vendosur në lidhje me kërkesën e Ilir Metës për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në paraburgim që nga 21 tetori 2024.
Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, po hetohen nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Meta ka shprehur se arrestimi i tij ka motive politike.
Vendimi i gjykatës pritet të bëhet i ditur së shpejti.