Interi ka shfaqur interes konkret për sulmuesin Ademola Lukman, me Atalantën që kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e tij.
Për të ulur shifrën, zikaltrit po shqyrtojnë mundësinë që në marrëveshje të përfshihet edhe Kristjan Asllani, i cili kërkohet edhe nga klube të tjera si Fiorentina.
Mesfushori shqiptar preferon të qëndrojë në Serie A, dhe transferimi te Atalanta, që sezonin e ardhshëm luan në Champions, shihet si një alternativë serioze për të.