Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore afrikane, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në orët e paradites.
Pasditja sjell vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra në veri dhe veriperëndim, ndërsa bregdeti mbetet me diell.
Temperaturat do të bien lehtë, nga 11°C në Ersekë deri në 38°C në Berat dhe Elbasan.
Era do të jetë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi, me dallgëzim mbi 3 ballë në det.