Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky në një interviste për New York Post u shpreh se së bashku me Donald Trump po shqyrtojnë një marrëveshje të madhe” për dronë që përfshin blerjen nga Uashingtoni të dronëve ukrainas të testuar në fushëbeteja në këmbim të blerjes së armëve të SHBA-së nga Kievi.
“Populli amerikan ka nevojë për këtë teknologji. Duhet ta keni në arsenalin tuaj,” u shpreh Zelensky.
Ai tha se dronët më të fundit të Ukrainës kishin qenë në gjendje të depërtonin në mbrojtjet e Rusisë për të eliminuar bombarduesit e rëndë dhe për të goditur deri në 800 milje në territorin rus.
“Ne do të jemi të gatshëm ta ndajmë këtë përvojë me Amerikën dhe partnerë të tjerë evropianë”, tha ai.
Zelensky janë në zhvillim bisedime edhe me Daninë, Norvegjinë dhe Gjermaninë, për zgjerimin e bashkëpunimit teknologjik dhe ushtarak.