Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një interviste për New York Post tha se “nuk është gati për kompromise” për t’i dhënë fund luftës së tij brutale. Zelensky tha se presidenti Trump ka fuqinë ta gjunjëzojë atë duke përshpejtuar sanksionet e ashpra që mund të shkaktojnë një “shpërthim social” në Rusi.
«Ai duhet ta ndiejë këtë», tha Zelensky.
Udhëheqësi tha se ishte “shumë mirënjohës” që Trump mbështet sanksionet, duke iu referuar njoftimit të presidentit të hënën se do të vendoste tarifa 100% për vendet që blejnë naftë ruse nëse Moska nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje.
Ndërsa për afatin 50-ditor, Zelensky tha që do të thotë vetëm më shumë vdekje dhe shkatërrim për pothuajse dy muaj të tjerë.
“Putini nuk dëshiron një përfundim… kështu që ai thjesht nuk është i gatshëm të bëjë kompromis”, tha Zelensky.
“Nëse Ukraina duhet ta bëjë këtë vetë, kemi një rrugë shumë të gjatë për të bërë, me shumë vdekje për ta bindur atë se është e rëndësishme [të përfundojë konflikti] sepse nuk janë vetëm fjalë – ato kanë nevojë për ndikim serioz.”, shtoi aiu.