-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklaratat e presidentes, ish-kreu i Kushtetueses: Osmani gaboi, Kurti u tregua i mençur

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Donald Trump ndaloi Serbinë të niste një luftë kundër Kosovës. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ka reaguar ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. Ai tha se i duket një deklaratë e papjekur, pasi nuk duhet të flasë në emër të një shteti të tretë.

“Unë mendoj që është një deklaratë e papjekur, sepse nuk mundet shefi i një shteti të flasë në emër të një shteti të tretë, sado mik që të jetë ai. Izraeli nuk flet në emër të Amerikës, edhe pse janë aleatët më të ngushtë. Apo shikoni Francën, Gjermaninë, Britaninë – asnjëra nuk flet në emër të tjetrit, pavarësisht aleancave. E dyta, ajo deklaratë i shkon për shtat palës serbe, sepse zonja Osmani dhe qeveria, duke e zhvendosur diskursin publik pothuajse 90% të kohës te lufta dhe çështjet e sigurisë, po e paraqesin Kosovën si një problem sigurie, në nivel me Republikën Serbe. Kjo sjellje, fatkeqësisht, shihet edhe në mënyrën se si vizitat ndërkombëtare bëhen: Serbi, Kosovë, Republikë Serbe – si të ishin të një rangu”, tha Hasani për KosovaPress.

Ai gjithashtu vlerësoi edhe heshtjen e kryeministri Albin Kurti mbi komentet e vazhdueshme të Trump.

“Po, është një përgjigje e mençur. Pikërisht kështu duhet vepruar. Në çështjet e sigurisë, ajo që ka thënë kryeministri Kurti është e saktë, sepse nuk mund të flasësh në emër të një presidenti të një vendi tjetër, sado mik që të jetë ai për ty. Është tërësisht e papjekur”, u shpreh Hasani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit