Trupi i pajetë i një 72-vjeçari me iniciale M.SH., është gjetur i dekompozuar në tokën e fshatit Sektor Seman. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
72-vjeçari është shpallur në kërkim që me 12 korrik nga policia e Fierit, pasi vëllai i tij ka kallëzuar për largimin nga banesa.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.