Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë, u ndal tek zhvillimet për “Shqipërinë 2030” si edhe sfidat drejt Bashkimit Europian. Rama u shpreh se bankat janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënojnë progersine sektorit.
“Kemi diskutuar të ndjekim një hartë veprimesh dhe do të arrijmë të krijojmë më të mirën duke u bazuar tek progresi që na ka sjellë bota e re e teknologjisë. Ka qenë kënaqësi për të njohur nga afër edhe disa inovatorë. Më prezantuan edhe një dokument të vjetër që ishte tërheqës, për qendrën e mendimit novator dhe ka qenë impresionuese të njiheshim edhe me disa prej jush në aspektin e aktivitetit aktual që si rrjedhojë kanë prodhuar një serë eventesh të tjera që ne do të t’i realizojmë. Fokusi do të jetë në ndërtim turizëm qoftë për të pasur edhe një ballafaqim me bankat e nivelit të dytë dhe BSH, për të përcjellë mesazhin që janë në kushtet e një prapambetje që po kërcënon progresin e sektorit. Pasi i gjithë legjislacioni i nevojshëm është i miratuar dhe të gjitha instrumentet janë në dispozicion dhe këmbëngulja e bankave për të mos lëvizur më të njëjtin ritëm bëhet një pengesë”, tha Rama.









