Një automjet tip “Mercedes Benz” u përfshi nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit në qytetin e Korçës.
Mjeti është djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Zjarri ka prekur lehtë edhe një tjetër automjet të parkuar pranë.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, por makina ishte e shkrumbuar.
Policia po heton për zjarrvënie të qëllimshme ose shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.