Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën. Dy vëllezërit e mitur të moshës 8 dhe 10 vjeç janë mbytur në rrjedhën e lumit Shkumbin.
Raportohet se të miturit po ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre dhe më pas kishin hyrë në ujë për t’u larë. Rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.
Menjëherë kanë ardhur në ndihmë dhe banorët dhe forcat e emergjencës, por trupi i pajetë i të miturve u gjet në një kanal të lumit.