Pas disa ditësh përballje me flakët, reshjet e shiut që ranë pas mesnatës në zonën e Drenovës ndihmuan ndjeshëm në shuarjen e disa vatrave zjarri, veçanërisht në zonat e paarritshme për mjetet zjarrfikëse.
Aktualisht vatrat janë me intensitet të ulët dhe situata paraqitet nën kontroll.
Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile vijojnë monitorimin për të shmangur rindezjet.