Policia e Sarandës ka zbardhur detajet e përleshjes me armë që ndodhi dje pranë stadiumit, ku mbetën të plagosur Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32 vjeç.
Një tjetër, K.J. 31 vjeç, është shpallur në kërkim për përkrahje të autorit. Policia ka identifikuar katër të dyshuar: vëllezërit Ramadan Zoto dhe Erjon Canaj, së bashku me Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç.
Tre prej tyre akuzohen për “përkrahje të autorit të krimit”, ndërkohë që Ramadan Zoto dyshohet për “vrasje në tentativë”.
Hetimet tregojnë se konflikti nisi për motive të dobëta, gjatë të cilit Ramadan Zoto qëlloi me armë ndaj Lama-s dhe Hoxhaj-t, duke i plagosur rëndë ata.
Të dy ndodhen nën kujdesin mjekësor në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Në vendngjarje, forcat e rendit sekuestruan 4 gëzhoja, një pistoletë “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.