Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës po vijon ende. Flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte duke shkrumbuar dhjetra hektarë.
Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për izolimin e tyre.
Për shkak të terrenit të thyer, izolimi i flakëve është bërë i vështirë dhe era ka bërë që ato të përhapen në drejtime të ndryshme.