Reshjet e shiut dhe dëborës gjatë natës kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore, sidomos në zonat malore.
Akset si Qafë Dushk-Sevaster dhe Valare-Erind-Çajup janë bllokuar pjesërisht, ndërsa Skuraj-Peshkopi dhe Dushaj-Lekbibaj kanë pasur rënie gurësh.
Moti i keq ka sjellë mjegull në Llogara, duke ulur shikueshmërinë.
Drejtuesit këshillohen të udhëtojnë me shpejtësi të reduktuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.









