Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 mbeten aktive në qarqet Dibër, Fier dhe Vlorë. Flakët kanë djegur mbi 154 hektarë bimësi dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj.
Në terren janë angazhuar 57 mjete zjarrfikëse, 538 forca operacionale, dy helikopterë dhe 50 trupa të Forcave të Armatosura me pesë automjete zjarrfikëse në zonat më të rrezikuara.
Zjarri më i përhapur vazhdon në Parkun Kombëtar të Lurës në Dibër dhe në zonat e Fierit dhe Mallakastrës, ku terreni i vështirë dhe era komplikojnë situatën.
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se nuk priten reshje, ndërsa rreziku për zjarre mbetet i lartë në disa qarqe të vendit.








