-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështon tentativa e 49-të në Kosovë, sot pritet takimi Kurti-Limaj

Kryesoret

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Seanca e së shtunës u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik.

Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik në orën 11:00.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha se partia e tij është konstruktive dhe u bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që të hapin rrugë për formimin e institucioneve të reja.

Sa i përket takimit Kurti-Limaj, tha se partia e tij është e gatshme për diskutime, por tha se kërkon partner për koalicion qeverisës.

“Bashkëpunimi nënkupton bashkëqeverisje, pjesëmarrje në bashkëqeverisje”, tha Abrashi, duke shtuar se “nuk kemi dëgjuar ndonjëherë modelitet të bashkëpunimit që prek vetëm Kuvendin e Kosovës”.

Ai u shpreh i bindur se ekzekutivi i ri do të udhëhiqet nga Albin Kurti.

Ndërkaq, para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që sot të ndodhë takimi Kurti-Limaj dhe të ketë “vullnet” nga kreu i LVV-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit