-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iran/ Autobusi përmbyset në rrugë, 21 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Kryesoret

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur pas përmbysjes së një autobusi në një rrugë të rrezikshme malore pranë qytetit Kavar, në jug të Iranit.

Ngjarja ndodhi rreth 1,000 kilometra nga Teherani, në një zonë me terren të vështirë dhe rrugë të ngushta, që shpesh kthehen në skenë aksidentesh fatale.

Drejtori i spitalit të qytetit, Mohsen Afrasiabi, tha se disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Aksidentet rrugore janë një problem i vazhdueshëm në Iran, për shkak të infrastrukturës së amortizuar, mungesës së kontrollit teknik të mjeteve dhe shkeljeve të shpeshta të rregullave të qarkullimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit