Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, ka propozuar zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh me Rusinë javën e ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa pala ruse ka konfirmuar pranimin e ofertës.
Dy raunde të mëparshme negociatash janë mbajtur në Stamboll gjatë këtij viti, ku palët kanë shkëmbyer propozime për një marrëveshje paqeje dhe janë dakorduar për shkëmbime të të burgosurve.
Rusia ka deklaruar gatishmërinë për të vijuar dialogun.
Zelensky kërkoi intensifikim të ritmit të negociatave, duke theksuar nevojën urgjente për të arritur një armëpushim.