Nuk ka liri por burg pa afat për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën të akuzuar për rrëmbimin dhe mbytjen e 23-vjeçarit Renis Dobrës. Kështu vendosi gjykata e Dibrës.
Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.
Aleksandër Bushgjoka ka dalë jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën. Një ditë pas ngjarje, më 9 korrik ai ka kaluar në Kosovë pasi ende nuk ka qenë në kërkim. Edhe per Kristi Bushgjokën policia ka dyshime të forta se ka kaluar në Kosovë dhe fshihet atje.
Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka.