Mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan. Prifti vuante nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë.
Pritja për ngushëllime po bëhet në Kishën “Shën Maria”, aty ku ai kaloi gjithë jetën në shërbim të Zotit dhe të njerëzve.
Ndërsa ceremonia mortore do të mbahet sot, në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit një figure të shenjtë të qytetit të Elbasanit.








